Kursi i këmbimit/ Euroja në nivelin më të ulët prej nisjes së pandemisë

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Në tregun e brendshëm valutor, euroja zbriti të mërkurën në vlerën 122.85 lekë, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë që me fillimin e sezonit veror, leku po jep sinjale të mëtejshme mbiçmimi, ndaj monedhave të huaja, një tendencë e zakonshme sezonale.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 101.35 lekë ose 0.03 lekë më pak se një ditë më parë.

Euroja u nënçmua me 0.07 lekë duke zbritur në kuotën e 122.85 lekëve.
Ndërsa paundi britanik këmbehet me 142.96 lekë, 0.27 lekë më shumë dhe franga zvicerane këmbehet me 112.76 lekë, 0.09 lekë më pak se një ditë më parë.
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 101.35 -0.03
Euro EUR 122.85 -0.07
Poundi Britanik GBP 142.96 +0.27
Franga Zvicerane CHF 112.76 -0.09
Jeni Japonez (100) JPY 92.16 +0.11
Dollari Australian AUD 78.05 +0.13
Dollari Kanadez CAD 83.15 -0.13
Korona Suedeze SEK 12.14 -0.06
Korona Norvegjeze NOK 12.15 -0.04
Korona Daneze DKK 16.52 -0.01
SDR SDR 145.86 -0.09
Ari (OZ 1) XAU 188206.95 -803.89
Argjend (OZ 1) XAG 2809.42 +6.79
Juani Kinez (onshore) CNY 15.84 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 15.84 +0.01
Lira Turke TRY 11.86 +0.02

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.