Kosovë/ Asnjë humbje jete dhe 15 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 16 qershor/ATSH/ Në 24 orët e fundit në Kosovë fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë rast humbjeje jete, ndërsa janë 15 raste të reja me koronavirus nga 1713 testime.

Gjatë kësaj periudhe kohore IKSHPK bën të ditur se janë shëruar 67 qytetarë duke çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 105.174 që nga fillimi i epidemisë.

Brenda 24 orëve janë vaksinuar 7492 qytetarë, duke çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 110.097, prej tyre 13.149 kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 186, thuhet në njoftimin e MSH-së. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.