Konferenca e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë/ Meta përshëndet vendimin e parlamentit holandez

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Presidenti Ilir Meta përshëndeti sot vendimin e parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë.

“Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi”, tha Meta.

Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, Presidenti kërkoi që “të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve”.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.