Investimet në rrjetin e ujësjellësit/ Përmirësohet furnizimi me ujë për banorët e Hoxharës

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Banorët e fshatit Hoxharë, Fier, do të kenë së shpejti furnizim cilësor me ujë të pijshëm.

Duke folur për këtë investim, kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, tha se “pas një periudhe të gjatë problematike, si pasojë e rrjetit tejet të amortizuar të ujësjellësit nga e cila penalizohej e gjithë zona, sot, me zëvendësimin e linjës së vjetër me një linjë të re, banorët do të kenë mundësinë e një shërbimi krejtësisht të përmirësuar”.

Sipas tij, do të ketë rritje të nivelit të furnizimit me ujë dhe rritje të cilësisë së ujit.
Bashkia po mundëson furnizim të rregullt me ujë dhe një shërbim cilësor për banorët e  fshatrave të Fierit.

/k.s//j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.