GJENEVË – Samiti Biden-Putin fillon pas një shtrëngimi të shkurtër duarsh

GJENEVË, 16 qershor /ATSH-DPA-ANSA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA, Joe Biden u takuan sot në vendin e samiteve, Gjenevë, duke ndarë së pari një shtrëngim të shkurtër duarsh.

Putini ishte i pari që mbërriti dhe u takua fillimisht në vilën ”La Grange” me presidentin zviceran, Guy Parmelin.

Parmelin kishte udhëtuar në aeroport për të përshëndetur Putinin, por udhëheqësi rus vendosi të heqë dorë nga një pritje zyrtare atje.

“Ka shumë çështje të akumuluara, shpresoj që takimi ynë i sotëm të jetë produktiv”, deklaroi Putin për presidentin Biden.

”Është gjithmonë më mirë të takohemi ballë për ballë”, i tha Joe Biden presidentit rus para fillimit të samitit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.