GJENEVË – Kaos mes gazetarëve dhe truprojave gjatë takimit Biden-Putin

GJENEVË, 16 qershor /ATSH-ANSA/ – Grindje midis gazetarëve, fotografëve dhe truprojave në samitin Biden-Putin.

Gazetarët u shtynë dhe i bërtitën me njëri-tjetrit gjatë kohës për të gjetur mundësinë e fotografisë mes dy presidentëve në bibliotekën e vilës ‘’La Grange’’ duke krijuar një skenë kaotike.

“Zyrtarët rusë të sigurisë më pas tërhoqën litarin e kuq ndarës për të larguar gazetarët, pastaj filluan t’i shtyjnë dhe t’u bërtasin atyre”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Disa prej gazetarëve u bllokuan në litarin e kuq ndarës.

Drejtuesit e administratës amerikane, i kanë kërkuar truprojave ruse të mos preknin gazetarët.

Të dy presidentët panë kaosin pa thënë asgjë dhe u dukën të kënaqur nga skena.
Biden nuk iu përgjigj pyetjes nëse ai i beson Putinit dhe Putini nuk iu përgjigj pyetjes se çfarë do të bënte nëse Ukraina hynte në NATO./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.