FOKUS- Sllovenia: Ballkani Perëndimor çështje kyçe gjatë presidencës sonë të BE-së

BRATISLAVË, 16 qershor /ATSH-MIA/ – Ministri i Jashtëm slloven, Anze Logar deklaroi se Ballkani Perëndimor do të jetë çështje kyçe e presidencës sllovene të radhës të BE-së, që do ta marrë më 1 korrik.

Këtë deklaratë zyrtari i lartë slloven e bëri gjatë një takimi me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani në kuadër të Forumit për Siguri Globale ”GLOBSEC 2021”, që po zhvillohet në Bratislavë.

Krahas zhvillimit dhe potencialit të raporteve bilaterale, në takim u fol edhe për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare në kuadër të kryesimit portugez të BE-së.

Logar dhe Osmani diskutuan veçanërisht për zgjerimin e BE-së.

Logar e siguroi Osmanin se Ballkani Perëndimor do të jetë çështje shumë e rëndësishme për presidencën sllovene të BE-në dhe se çështja kryesore e diskutimeve të mundshme joformale do të jetë Samiti për Ballkanin Perëndimor.

Logar dhe Osmani theksuan se kjo temë është e një rëndësie strategjike për BE-në./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.