FOKUS – Rënie e ndjeshme e investimeve kineze në Europë

PEKIN, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Sipas një studimi, investimet e Kinës në Europë ishin dukshëm më të ulëta vitin e kaluar sesa në vitet e mëparshme.

Sipas një rishikimi të përbashkët nga ”Rhodium Group” dhe instituti ”Merics” në Berlin, investimet e drejtpërdrejta të Kinës në Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe ranë 45% nga viti në vit, në 6,5 miliardë euro (7,8 miliardë dollarë).

Ato thonë se këto shifra shënojnë nivelet më të ulëta në 10 vjet.

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe mbeten vendet më të rëndësishme të synuara në Europë për investime të drejtpërdrejta nga Kina, me Gjermaninë në krye.

Britania, në vendin e tretë, regjistroi një rënie prej 77% të investimeve direkte nga Kina.

Ndërkohë, Polonia u bë një marrës i ri i madh vitin e kaluar me një rritje blerjeve të mëdha.

”Trendi duket se do të vazhdojë këtë vit, me investimet kineze që bien më tej në tremujorin e parë”, vëren studimi.

”Europa është ende një vend tërheqës për investime, por pandemia, pengesat e larta për daljet e kapitalit nga Kina dhe pengesat kryesore rregullatore në Europë, kanë kontribuar në një zhvendosje të dukshme në nivele më të ulëta të investimeve kineze”, sipas studimit./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.