EURO 2020 – Rusia arrin fitoren e parë me Finlandën 1-0

SHËN PETËRBURG, 16 qershor /ATSH/ – Rusia fitoi sot kundër Finlandës me rezultatin 1-0, në stadiumin e Shën Petërburgut, sipas pamjeve televizive.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 me golin e Aleksei Mirançuk, në minutat shtesë (45+2).

Ndeshja, e gjykuar nga holandezi Makkelie, ishte e vlefshme për Grupin B.

Po sot, luhen edhe ndeshjet për Grupin A, Turqi-Uells dhe Itali-Zvicër./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.