EURO 2020 – Italia siguron kalimin në 1/16 pas fitores ndaj Zvicrës 3-0

ROMË, 16 qershor /ATSH/ – Italia fitoi sot kundër Zvicrës me rezultatin 3-0, në stadiumin ”Olimpico” të Romës, sipas pamjeve televizive.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 me golin e Locatellit në minutën e 26-të.

Në pjesën e dytë, Locatelli shënoi sërish në minutën e 52-të dhe Immobile në minutën e 89-të.

Ndeshja, e gjykuar nga rusi Karasev, ishte e vlefshme për Grupin A.

Me këtë fitore, Italia bëhet ekipi i parë që siguron kalimin për në fazën e ardhshme të 1/16. të Euro 2020.

Ndeshjen e parë në grup Italia e fitoi me një njëjtin rezultat kundër Turqisë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.