EURO 2020 – Austriaku Arnautoviç pezullohet një ndeshje pas fyerjes ndaj Alioskit

BERLIN, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Sulmuesi i kombëtares austriake të futbollit, Marko Arnautoviç është pezulluar për një ndeshje pas festimit të tij të golit, pas fitores 3-1 ndaj Maqedonisë së Veriut dhe nuk do të luajë ndeshjen kundër Holandës.

UEFA tha sot se Arnautoviç fyeu një lojtar kundërshtar gjatë festimeve, pasi ai shënoi golin e fundit të Austrisë.

Arnautoviç tha se ai e kishte “pranuar publikisht sjelljen e keqe gjatë festimit të golit” dhe “kërkoi falje për të”.

Federata e futbollit e Maqedonisë së Veriut shkroi në Facebook të hënën se kishte dërguar një letër zyrtare në UEFA “për të kërkuar dënimin më të rëndë” për Arnautoviç./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.