COVID-19 – Uashingtoni blen 200 milionë doza shtesë të vaksinës Moderna

UASHINGTON, 16 qershor /ATSH-AFP/ – Qeveria amerikane bleu 200 milionë doza shtesë  të vaksinës kundër COVID-19 të Modernas, deklaroi sot kompania bioteknologjike amerikane.

Kjo i çon në 500 milionë porositë totale për këtë vaksinë.

“Rreth 217 milionë doza u janë dhënë tashmë autoriteteve amerikane”, theksoi Moderna në një komunikatë.

“Ne vlerësojmë bashkëpunimin me qeverinë amerikane për këto doza shtesë të vaksinës kundër COVID-19 të Modernas, që mund të përdoren për një vaksinim fillestar, duke përfshirë këtu fëmijët, ose si rivaksinim nëse kjo do të bëhet e nevojshme për të luftuar pandeminë”, deklaroi Stephane Bancel, kreu i Modernas, cituar në një komunikatë.

“Kontrata e re përmban gjithashtu një opsion për të blerë vaksina të tjera kandidate të Modernas kundër COVID-19”, theksoi kompania./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.