COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2962 testime, 9 të shëruar, 7 raste të reja në 24 orët e fundit

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has.

Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me COVID-19 në vend, ndërsa po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv. Ndërkohë janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, qytetarët duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes ose telefonojnë Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (16 qershor 2021)
Raste të reja ditore        7
Të shëruar në 24 orë      9
Të shtruar në spitale     18
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore         2,962

Testime totale       765,938
Raste pozitive       132,476
Raste të shëruara  129,888
Raste Aktive                134
Humbje jete              2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43
Tiranë 41
Berat 15
Durrës 11
Lezhë 6
Elbasan 5
Gjirokastër 4
Korçë 3
Dibër 3
Kukës 2
Fier 1

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.