Braçe, apel industrisë së turizmit: Furnizohuni me produkte në Divjakë dhe Lushnjë

TIRANË, 16 qershor /ATSH – I. Vata/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se qepa e prodhimit shqiptar shitet me vlerë vetëm 27 lekë dhe fton industrinë e turizmit nga Shëngjini në Sarandë, Gjirokastër, Berat të furnizohen me produktet e Divjakës dhe Lushnjës.

“Kjo është qepa jonë. Vetëm 27 lekë për kilogram, vetëm 27. Vjelim, paketojmë e shesim çdo ditë. E di, e di që e blini me 50-60 lekë në Tiranë e qytetet tuaja. Një lutje kam, veçanërisht për gjithë industrinë e turizmit nga Shëngjini në Sarandë, Gjirokastër, Berat, furnizohuni, blini drejtpërdrejt në Divjakë e Lushnjë, kurseni nga 70-100 % të vlerës, shpenzimeve tuaja për çdo furnizim”, thekson ai.

Po ashtu, Braçe shton se “bëjeni llogarinë vetë. Vetëm nga qepa për një kilogram, kurseni 13-15 lekë. Prodhimi ynë është vetëm 1 orë larg”. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.