BE heq kufizimet antikovid të udhëtimeve për Shqipërinë/ Rama: Lajmi që prisni, nuk ndalemi më në ngjitjen drejt majës

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Bashkimi Europian ka hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore jashtë BE, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

“Lajmi që prisni”, tha sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se, “ia dolëm edhe kësaj sfide, sepse ne, Shqipëria, nuk ndalemi më në ngjitjen tonë drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë”.

Bashkimi Europian do të lehtësojë gradualisht kufizimet antikovid të udhëtimeve për udhëtarët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria dhe gjashtë vende të tjera, pas një marrëveshjeje mes 27 vendeve anëtare.

”Udhëtarët nga SHBA, Shqipëria, Hong-Kongu, Libani, Makao, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Tajvani do të kenë më shumë lehtësi për t’u futur në bllok”, tha Presidenca portugeze e BE-së për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.