Xhaçka, bisedë telefonike me homologun portugez: Konferenca e Parë Ndërqeveritare të zhvillohet siç është premtuar

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva.

Xhaçka informon se i shprehu mirënjohjen për përpjekjet dhe dashamirësinë e Portugalisë për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Një telefonatë mjaft e frytshme me ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva. Shpreha mirënjohjen për përpjekjet dhe dashamirësinë e Portugalisë për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Shpresojmë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të zhvillohet ashtu siç është premtuar, për t’i hapur rrugën Shqipërisë për të vazhduar përpara”, tha ajo.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.