Vaksinimi masiv antikovid/ 848 430 vaksinime që nga nisja e fushatës “Shqipëria buzëqesh”

TIRANË, 15 qershor /ATSH/ Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 848 430 vaksinime antikovid në vend.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së hënës shifrat e vaksinimit në total deri ditën e sotme.

Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme janë kryer 5 895 vaksinime kundër koronavirusit.

Mbrëmjen e djeshme në aeroporti “Nënë Tereza” mbërritën edhe 11,700 vaksina Pfizer, ku deri tani mbi 967 mijë është sasia e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.