Situata politike në vend dhe integrimi i Shqipërisë në BE/ Basha takim me Soreca

TIRANË, 15 qershor /ATSH – I. Vata/ Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e rizgjedhur të PD-së, Lulzim Basha.

Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i cili në një postim në Twitter thekson se në takim me liderin e opozitës Basha, fokusi i diskutimit ishte situata politike në vend dhe integrimi i Shqipërisë në BE.

“Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i të PD-së u takova sot me kryetarin e PD-së Lulzim Basha  për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të radhës në procesin e integrimit të Shqipërisë në të Bashkimit Europian”, shprehet Soreca.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.