Siguria ushqimore/ 175 inspektime, asgjësohen 14 kg produkte ushqimore

TIRANË, 15 qershor /ATSH – I. Vata/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 175 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor, ku janë dhënë 32 masa me paralajmërim, kryesisht  për mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore te sigurisë ushqimore.

Gjithashtu janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor: si rinovim librezës shëndetësore, Rinovim i planit te shërbimit DDD, sistemim i ambientit dhe Rinovim për analizën e ujit.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 26 mostra në monitorim të produkteve ushqimore. Gjithashtu me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar 14.356 kg produkte ushqimore.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.