Satelitë, dronë dhe teknologji 5G në mbrojtje të Romës antike

ROMË, 15 qershor /ATSH-DPA/ – Një grup rojash të padukshme për të mbrojtur zemrën e Romës antike.

Satelitë, dronë dhe 5G për të mbrojtur qendrën historike.

Ky është qëllimi i ”Pomerium”, një nga projektet fituese të 5G i Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA) për përdorimin e teknologjisë në favor të trashëgimisë kulturore dhe mjedisit, prezantuar në një konferencë të Ministrisë italiane të Kulturës.

Për ruajtjen e Romës 2 000 vjeçare u realizua bashkimi i disa prej teknologjive më të rëndësishme për të ofruar zgjidhje inovative, të qëndrueshme dhe dixhitale në monitorimin e infrastrukturës dhe trashëgimisë kulturore.

Falë përdorimit të të dhënave nga satelitët, dronët dhe sensorët IoT (Internet of Things) të vendosura në vend dhe të lidhur përmes rrjetit 5G, ”Pomerium” do të lejojë ndërtimin e modeleve dixhitale për të identifikuar fenomenet në progres dhe për të parashikuar evolucionin e tyre me kalimin e kohës.

Në veçanti, sistemi do të jetë në gjendje të sigurojë një vlerësim të qëndrueshmërisë së tokës dhe objekteve, çdo veprimtari të paligjshme të tilla si aktivitete ilegale, ndotësit në ajër dhe ndikimet në ndërtesat historike./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.