Rritje e numrit të turistëve/ Destinacioni i ri fluturimesh me Moskën

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Nga data 20 qershor fillojnë fluturimet direkte me kryeqytetin rus, Moskën.

Tirana Airport Partners bën të ditur se fluturimet do të kryhen 1 herë në javë me kompaninë ajrore Ural Airlines, çarter turistik.

Moska është një ndër qytetet më të vjetra dhe më të bukura të Rusisë, ndodhet në pjesën europiane të Rusisë.

Moska konsiderohet si një prej qyteteve më të gjelbra të Europës dhe ka rreth 27 kilometra katrorë gjelbërim në parqe për person. Infrastruktura historike e kombinuar me zhvillimin modern të viteve të fundit e kanë bërë Moskën një prej destinacioneve më intriguese dhe tërheqëse të Europës.

Shqipëria pret këtë sezon veror shtim të numrit të turistëve të huaj pasi konsiderohet një vend i sigurt pas rënies drastike të numrit të të infektuarve me COVID-19. Kjo konfirmohet edhe nga numri i lartë i çarterave turistikë të planifikuar si dhe nga shtimi i destinacioneve të reja të fluturimeve. Kësaj i ka paraprirë edhe politika e ndjekur nga qeveria me vaksinimin masiv.

Përgjatë muajit maj e qershor janë shtuar edhe disa destinacione të reja për pasagjerët, Stokholmi dhe Malmo në Suedi, Amsterdami në Holandë, Riadit, kryeqyteti dhe qendra kryesore financiare e Arabisë Saudite dhe Jerevani kryeqyteti i Armenisë.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.