Remont në nënstacionin e Kavajës/ OST: Ndërprerje e pjesshme e energjisë në disa zona

TIRANË, 15 qershor /ATSH – I. Vata/ Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njofton abonentët se për shkak të remontit në nënstacionin Kavajë do të këtë ndërprerje të energjisë në disa zona të Kavajës.

OST informon se për shkak të remontit të planifikuar “për stakim të domosdoshëm për zëvendësimin e thikës 110 kV në N/stacionin Kavajë, të linjës 110 kV L110-21/1 Kavajë – Rrashbull dhe remont të planifikuar në linjën 110 kV L110-21/1 Rrashbull – Sallmone (Sukth), në datën 16 qershor do të stakohet energjia në intervalin kohor 11:00-12:00 dhe 15:00-16:00″.

Sipas njoftimit të OST në këto zona në Kavajë do stakohet energjia: Ura e Golemit – Shkëmbi i Kavajës, Hotel “Flowers”, Hotel “Rindi”, Hotel “Eter”, Hotel “Klajdi”, Hotel “Royal G”, “Kastrati”, Hotel “Fafa”, Hotel “Prestigj”, Pishat e buta, Pandi Carapuli, Seferaj, Mali Robit, Golemas, Pilaj, Karburant Eurodrin”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.