Peleshi takon në Bruksel homologen malazeze: Anëtarësim i të gjitha vendeve të rajonit në NATO

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim në Bruksel me ministren e Mbrojtjes së Malit të Zi, Olivera Injac.

Peleshi tha se me homologen malazeze ndau bindjen se duhet të vazhdojmë të mbështesim politikën e dyerve të hapura me qëllim anëtarësimin e të gjithë vendeve të rajonit në NATO.

“Gjatë takimit në Bruksel u takova edhe me homologen time malazeze Olivera Injac, me të cilën ndamë bindjen se duhet të vazhdojmë të mbështesim politikën e dyerve të hapura me qëllim anëtarësimin e të gjithë vendeve të rajonit në NATO”, tha Peleshi.

Samiti i NATO-s po mbahet në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel me pjesëmarrjen e krerëve të 30 qeverive dhe shteteve aleate të cilët do të kenë një axhendë intensive.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.