NJU JORK – 70% e të rriturve kanë marrë një dozë të vaksinës antiCOVID-19

NJU JORK, 15 qershor /ATSH-AFP/ – Më shumë se 70% e të rriturve në shtetin e Nju Jorkut kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, duke mundësuar heqjen e kufizimeve të fundit, njoftoi sot guvernatori Andrew Cuomo.

“Ne kemi arritur 70% të vaksinimit. Ky është objektivi kombëtar dhe ne e kemi arritur para afatit (…). Kjo nënkupton se ne mund t’i rikthehemi jetës si më parë”, deklaroi Cuomo duke njoftuar se të gjitha kufizimet e vendosura nga shteti për aktivitetet tregtare apo jetën sociale janë hequr.

Nju Jorku është shteti i parë më i madh amerikan që ka kaluar këtë prag, që presidenti Joe Biden e vendosi si objektiv për ta arritur deri në festën kombëtare amerikane të 4 korrikut.

Shteti me rreth 20 milionë banorë ishte epiqendra e epidemisë në pranverën e vitit 2020, me më shumë se 42 000 të vdekur, 33 000 prej të cilëve vetëm në Nju Jork./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.