Ndërtuan pa leje në tokë publike, arrestohen dy shtetas në Sarandë

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan sot dy shtetas, që po ndërtonin pa leje në tokë publike.

Sipas policisë E. K., 65 vjeçe, banuese në Sarandë (pronarja e objektit) dhe I. I., 60 vjeç dhe A. O., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë (punëtorë) u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Cerkovicë, Finiq, u kapën në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompetente, në tokë publike.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Cerkovicë, Finiq, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.