Matura shtetërore/ Sot provimi i lëndës me zgjedhje

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Rreth 34 mijë maturantë po zhvillojnë sot provimin e fundit të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për lëndët me zgjedhje.

Provimi i lëndës me zgjedhje ka nisur në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30. Maturantët edhe këtë vit zbatuan rregullat antikovid, ku në një klasë kishte 10-15 maturantë.

Testi në total kishte 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25 % (15 pikë).

Maturantët zhvilluan më 3 qershor provimin e Gjuhës së Huaj, më 7 qershor Gjuhën Shqipe, Matematikën më 11 qershor dhe ditën e sotme me provimin e lëndës me zgjedhje.

Maturantët mbyllin sot ciklin e provimeve për të vijuar me aplikimet në universitet.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.