Kapja e personave në kërkim/ Renea dhe Policia e Shtetit vijojnë kontrollet e befasishme

TIRANË, 15 qershor /ATSH – I. Vata/ Renea dhe Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, ku sot operacioni po vijon në Shkodër dhe Fier.

“Kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Shtetit.

“Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri  e lëndë narkotike. Në drejtim të forcave policore  janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të  strukturave vendore  përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.