FOKUS – Biden takon zyrtarë të lartë të BE për ristartimin e marrëdhënieve transatlantike

BRUKSEL, 15 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA, Joe Biden do të takojë zyrtarë të lartë të BE ndërsa ata përpiqen të vendosin qëllime të përbashkëta për sfidat globale si pandemia dhe ajo që ata e shohin si qëndrim më këmbëngulës ndaj Kinës.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Shefi i Këshillit Europian Charles Michel do të mirëpresin Biden në Bruksel, me një orar të ngjeshur për bisedimet e tyre.

Pjesa më e madhe e takimit pritet të tregojë një rivendosje të marrëdhënieve transatlantike pas viteve të vështira nën administratën e Donald Trump.

Deri më tani, çështjet e tregtisë kanë qenë shkaku i fërkimeve të mëdha midis dy partnerëve.

Por, sipas një zyrtari të BE, dita e sotme mund të jetë një pikë kthese.

“Është mjaft e mundshme që të dy palët të nënshkruajnë një marrëveshje shumëvjeçare për të eliminuar të gjitha tarifat në lidhje me mosmarrëveshjen e tyre të aviacionit, theksoi zyrtari. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.