Flynas nis fluturimet midis Tiranës dhe Riadit/ Tri frekuenca javore me kosto të ulët

TIRANË, 15 qershor /ATSH/ Kompania ajrore me kosto të ulët e Arabisë Saudite, “Flynas” filloi fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Flynas nisi të hënën fluturimin e parë midis Tiranës dhe Riadit.

Fluturimet do të operojnë me kryeqytetin e Arabisë Saudite tre herë në javë, duke vendosur një Airbus A320. Me rastin e fluturimit përurues, avioni i linjës ajrore saudite u mirëprit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me një përshëndetje uji.

Shefi i përgjithshëm ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dr. Constantin von Alvensleben tha se ky fluturim i ri është një lajm i shkëlqyeshëm për të dy vendet, sepse do të rrisë turizmin dhe do të forcojë lidhjet ekonomike për pasagjerët e biznesit. Aeroporti është më jetësor këto ditë dhe ky është një hap shpresëdhënës për një përparim të ri për të gjithë udhëtarët dhe Shqipërinë gjithashtu”.

Avioni u nis nga Riadi në 15:55 pasdite (ora lokale) dhe arriti në Tiranë në 19:55 pasdite (me kohë lokale) me një kohëzgjatje prej 5 orësh. Fluturimi u mirëprit në mbërritje nga një ceremoni simbolike përshëndetjeje nga përfaqësues të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, kompanisë ajrore “Flynass”, si dhe në praninë e ambasadorit Shqiptar në Riad Sami Shiba dhe të Ngarkuarit me Punë i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë Mohammed Rashid A. Alhedaithy.

Duke komentuar mbi fillimin e fluturimeve Stefan Magiera, shefi komercial i “Flynas” tha se, “ne jemi të kënaqur të fillojmë fluturimin e parë direkt me qytetin e Tiranës, duke filluar nga Riadi sot më 14 qershor”.

“Besojmë se Tirana do të bëhet një destinacion i preferuar për turistët nga Arabia Saudite duke ditur se nuk ka vizë për sauditët për të vizituar Shqipërinë. Ne vlerësojmë përpjekjet dhe bashkëpunimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës me ‘Flynas’ në arritjen e qëllimeve të përbashkëta për këtë destinacion dhe për vazhdimin e hapjes ndaj turizmit”, shtoi ai.

“Shëndeti dhe siguria e turistëve dhe qytetarëve shqiptarë kanë qenë gjithmonë thelbësor dhe ifillimi i industrisë së turizmit është vetëm në sajë të masave të duhura të marra nga qeveria dhe vullnetit të të gjithë neve për të rritur turizmin dhe për ta bërë Shqipërinë ashtu siç është, të hapur dhe një vend të mrekullueshëm mikpritës. Ne i urojmë Flynas shumë sukses në këtë rrugë të re”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Adrian Kamenica.

Që nga sot, “Flynas” ofron tri frekuenca javore që lidhin Tiranën dhe Riadin. Avioni niset nga Riadi në orën 15:45 të hënën, të mërkurën dhe të premten dhe arrin në Shqipëri në orën 19:55 Fluturimi i kthimit largohet nga Tirana në 20:45 dhe zbret në Riad në 02:30. Avion Airbus A320.

Themeluar në vitin 2007, Flynas është Transportuesi kombëtar Saudit dhe linja ajrore kryesore me kosto të ulët në Lindjen e Mesme me një flotë prej 30 Airbus A320 Aircraft, duke operuar mbi 1100 fluturime në javë në më shumë se 70 destinacione të brendshme dhe ndërkombëtare. Që nga fillimi i tij, Flynas ka transportuar me sukses më shumë se 38 milion pasagjerë nga bazat e saj në Riad, Jeddah, Dammam dhe Abha. Ofertat me vlerë të lartë të Flynas, performanca në kohë dhe shërbimi superior ndaj klientit, bënë që flynas të fitojë çmimin për Linjën Kryesore të Kostove të Ulëta në Lindjen e Mesme nga World Travel Awards 2015, 2016, 2017 dhe 2018, si dhe SkytraxAward, çmim prestigjioz për koston më të mirë të ulët të Lindjes së Mesme. /j.p/r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.