Fitimi i sistemit bankar arriti në rreth 6.6 miliardë lekë

TIRANË, 15 qershor /ATSH/ Sektori bankar ka përmirësuar ndjeshëm rezultatin financiar në katër muajt e parë të këtij viti.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, fitimi i sistemit bankar arriti në rreth 6.6 miliardë lekë, në fund të 4-mujorit 2021, nga 2.76 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u rritur me 138 %.

Ky është fitimi më i lartë që sektori bankar raporton për këtë periudhë të vitit që nga viti 2017 dhe njëkohësisht i dytë më i madh në dekadën e fundit.

Prej dhjetorit 2020, kthimi nga kapitali i sistemit po qëndron në nivele dyshifrore. Edhe kthimi i mesatarizuar nga aktivet u përmirësua në 1.28 %, nga 0.62 % që kishte qenë një vit më parë, bën të ditur BSH-ja. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.