COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 3375 testime, 14 të shëruar, 8 raste të reja, 1 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 15 qershor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur sot se në 24 orët e fundit janë kryer 3375 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 2 raste në Tiranë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Lezhë, Has.

Vlora është qarku i parë ku nuk ka raste aktive me COVID-19. Aktualisht janë 136 raste aktive në vend. Prej tyre, po marrin trajtim spitalor 19 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,879 që nga fillimi i epidemisë.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19 një qytetar 73 vjeç nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Megjithë situatën e përmirësuar epidemiologjike në vend, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID-19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (15 qershor 2021)

Raste të reja ditore        8

Të shëruar në 24 orë      14

Të shtruar në spitale      19

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore               3375

Testime totale               762,976

Raste pozitive                132,469

Raste të shëruara           129,879

Raste aktive                  136

Humbje jete                  2454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër        43

Tiranë           37

Berat            17

Durrës          11

Lezhë            7

Elbasan         6

Gjirokastër    6

Korçë            3

Dibër            3

Fier               2

Kukës           1

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.