BRUKSEL – Sassoli: Zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor në interes të vetë unionit

BRUKSEL, 15 qershor /ATSH-ANSA/ – Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli e cilësoi si konstruktiv takimin me kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapic dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Djordje Radulovic.

“Zgjerimi është në interesin tonë”, theksoi presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, në një mesazh në Twitter në kuadër të takimit me delagacionin malazez.

“Parlamenti Europian mbështet përshpejtimin e anëtarësimit. Është thelbësore ndjekja e ritmit të procesit të reformave”, shtoi ai. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.