Xhaçka takon Singrid Kaag: Holanda mbështet mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi në Bruksel një takim me ministren holandeze për Tregtinë e Jashtme dhe Bashkëpunimin për Zhvillim, Singrid Kaag.

Kryediplomatja shqiptare vlerësoi mbështetjen e Holandës në mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.

“Shpresojmë se Parlamenti holandez do ta mbështesë qëndrimin e qeverisë. Besimplotë që në të ardhmen e afërt të punojmë së bashku për të zgjeruar marrëdhëniet midis vendeve tona”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Ministrja Xhaçka ndodhet në Bruksel si pjesë e delegacionit shqiptar në samitin e NATO-s, delegacion i cili kryesohet nga Kryeministri Rama.

/k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.