Vëzhgim nga afër i një centrali bërthamor kinez pas raporteve për rrjedhje radioaktive

PEKIN, 14 qershor /ATSH-DPA/ – Operatorët e një centrali bërthamor kinez në provincën Guangdong po monitorojnë nga afër të dhënat mjedisore pas raporteve për një rrjedhje të mundshme.

Transmetuesi amerikan CNN të hënën njoftoi se qeveria amerikane po hetonte një raport nga ”Framatome”, bashkëpronari francez i termocentralit ”Taishan”, një rrjedhje dhe një “kërcënim radioaktiv të afërt”.

Sipas CNN, ”Framatome” akuzoi autoritetet kineze për ngritjen e kufijve minimalë të pranueshëm të rrezatimit për të shmangur mbylljen e impiantit.

Operatori i centralit, Grupi i Përgjithshëm i Energjisë Bërthamore të Kinës (CGN), deklaroi se të dhënat mjedisore brenda dhe përreth impiantit ishin “normale” dhe maten në intervale të rregullta.

EDF, kompania mëmë e ”Framatome”, konfirmoi se ka pasur një rritje në nivelin e gazrave të rralla në zonën e reaktorit.

Ai shtoi se kjo ishte e njohur dhe e zakonshme.

Sidoqoftë, EDF kërkoi një takim të jashtëzakonshëm të bordit mbikëqyrës me operatorin kinez të uzinës ”Taishan” për të rishikuar të gjitha të dhënat përkatëse dhe për të marrë një vendim mbi situatën. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.