Vdes bashkëshorti i 38… grave dhe 89… fëmijëve!

NJU DELHI, 14 qershor /ATSH-DPA/ – Një 76-vjeçar indian, i cili besohet të jetë kryetari i familjes më të madhe në botë, me 38 gra, 89 fëmijë dhe 33 nipër e mbesa, vdiq në shtetin Mizoram, në Indinë Verilindore.

”Ziona Chana, kreu i një sekti fetar që praktikon poligaminë, vdiq”, theksoi kryeministri i shtetit Zoramthanga në Twitter duke ofruar ngushëllime.

Chana ndërroi jetë nga ndërlikimet në lidhje me diabetin dhe hipertensionin.

Është e vështirë të thuash nëse Chana ishte me të vërtetë kryefamiljari i familjes më të madhe në botë, por zyrtarë, përfshirë Zoramthanga, pohojnë se ai është.

Media e quan atë rekordmen për të qenë kryefamiljari i familjes më të madhe në botë.

Ekzistojnë disa vlerësime të madhësisë së familjes së tij.

Ushqimi tipik i familjes së madhe përbëhej nga 30 pula, 60 kilogramë patate dhe 100 kilogramë oriz.

Familja jeton në një ndërtesë katër katëshe me më shumë se 100 dhoma./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.