UASHINGTON – Putin i hapur për një shkëmbim të të burgosurve mes Rusisë dhe SHBA-së

UASHINGTON, 14 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin u shpreh i hapur për mundësinë e një shkëmbimi të të burgosurve mes Rusisë dhe SHBA-së gjatë një interviste të publikuar sot në stacionin televiziv, NBC, dy ditë nga takimi në Gjenevë me presidentin amerikan, Joe Biden.

“Po, po, sigurisht”, u përgjigj Vladimir Poutine për gazetarin, i cili e pyeti për mundësinë e një shkëmbimi të mundshëm mes dy amerikanëve të burgosur në Rusi, Paul Whelan dhe Trevor Reed dhe rusëve të ndaluar në SHBA.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili mori sot pjesë në samitin e parë të NATO-s që pas zgjedhjes së tij, do të takohet të mërkurën me presidentin rus, Vladimir Putin në Gjenevë etapa e fundit e një turneu në Europë për një samit të G7-s në Britaninë e Madhe i pasuar nga samiti i NATO-s dhe një samit me presidentët e institucioneve të Bashkimit Europian nesër në Bruksel.

Aleatët prezantuan rishikimin e konceptit strategjik të Aleancës miratuar në 2010 për ta përgatitur për t’i bërë ballë kërcënimeve të reja në hapësirë dhe në hapësirën kibernetike./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.