TEL AVIV – Betohet qeveria e re izraelite, nëntë gra ministre

TEL AVIV, 14 qershor /ATSH-DPA/ – Naftali Bennett, udhëheqësi 49-vjeçar i partisë së ekstremit të djathtë ”Yamina”, u betua si kryeministri i ri i Izraelit.

Bennett, një ish-ministër i Mbrojtjes, mori detyrën disa minuta pasi 120 deputetë të Knessetit votuan në favor të qeverisë së tij prej tetë partish të koalicionit.

Votimi me 60 vota pro dhe 59 kundër i dha fund pushtetit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër.

Kishte vetëm një abstenim në këtë votim.

Qeveria e re do të përfshijë 27 ministra, nëntë prej të cilëve gra.

Sipas një marrëveshjeje rotacioni, Bennett do të shërbejë si kryeministër për dy vjet dhe më pas do të pasojë Yair Lapid i partisë së qendrës, Yesh Atid. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.