Ndërhyhet pranë mbikalimit të Fllakës/ ARRSH: Shmang aksidentet, ndihmë biznesit dhe banorëve

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se ka filluar puna te mbikalimi i Fllakës, pjesë e autostradës Tiranë-Durrës, për ndërtimin e një kryqëzimi në disnivel, në mënyrë që të krijohet akses në autostradë duke i ardhur në ndihmë bizneseve dhe banorëve nga të dyja anët e autostradës.

Projekti parashikon ndërtimin e katër rampave që lidhin mbikalimin e Fllakës me zonën “Maliq Muco” dhe zonën e “Fllakës”.

Rampat do të krijojnë mundësinë e aksesit për dalje dhe hyrje në autostradë për të dyja zonat, duke rritur sigurinë rrugore dhe duke shmangur aksidentet e mundshme.

Mbikalimi i Fllakës në autostradën Tiranë-Durrës është një nga pikat e zeza të evidentuara nga ARRSH. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.