Mbërrijnë edhe 11 700 vaksina Pfizer/ Mbi 976 mijë kanë ardhur deri tani në Shqipëri

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas sapo mbërritën 11700 vaksina “Pfizer”.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili thekson se deri tani kanë mbërritur mbi 967 mijë vaksina.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 967 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, tha Rama.

Vaksinat e financuara nga BE do të vijnë çdo javë deri në fund të gushtit për të arritur 145.000.

Vaksinimi antikovid në vendin tonë po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin. Që nga nisja e fushatës kombëtare të vaksinimit antikovid “Shqipëria buzëqesh” në vendin tonë janë kryer 842 535 vaksinime antikovid në vend./k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.