Kuvendi në seancë plenare, shqyrton raportet vjetore të institucioneve të Drejtësisë

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ku pritet të shqyrtohen dhe miratohen raportet vjetore të disa institucioneve të reja të drejtësisë.

Kështu, Kuvendi shqyrton raportin e Prokurorit të Përgjithshëm për gjendjen e kriminalitetit në vitin 2020, si dhe raportin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po për këtë çështje.

Po ashtu, pritet shqyrtimi dhe miratimi i raportit të veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhge Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2020.

Në rendin e ditës janë dhe disa akte normative dhe projektvendime. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.