Italia krijon Agjencinë e Sigurisë Kibernetike, 300 ekspertë dhe 500 milionë euro

ROMË, 14 qershor /ATSH-ANSA/ – Një superekip prej 300 ekspertësh, me një buxhet prej 530 milionë euroSH deri në vitin 2027 për të mbrojtur Italinë nga rreziku kibernetik.

Këto janë shifrat e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, e krijuar me një dekret të nënshkruar nga kryeministri Mario Draghi dhe i miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Emri aktualisht më i akredituar është ai i Roberto Baldonit.

”Prishja e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit të enteve publike dhe private, në fakt, mund të shkaktojë keqfunksionimin ose ndërprerjen e funksioneve thelbësore të shtetit me pasoja të mundshme serioze mbi qytetarët, bizneset dhe administratat publike, deri në shkallën e shkaktimit të paragjykimeve për sigurinë kombëtare”, tha qeveria.

“Ne kemi 93-95% të serverave të Administratës Publike në kushte jo të sigurta”, është alarmi i Vittorio Colaos, ministri i Inovacionit Teknologjik dhe Tranzicionit Dixhital./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.