Fotoalbumi i Samitit të NATO-s në Bruksel

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në punimet e Samitit të NATO-s në Bruksel, ku do të miratohet Axhenda 2030 e Aleancës.

Kreu i qeverisë pas fotos me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ishte pjesë e fotos familjare të liderëve të vendeve anëtare, e cila u bë në respektim të masave antikovid.

“Sot në Bruksel, Samiti i NATO-s”, shprehet Rama, teksa ka publikuar një fotoalbum nga ky samit.

Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në vitin 2009, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.

/k.s//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.