EURO 2020 – Sllovakia fiton 2-1 përballë Polonisë

Robert Lewandowski u mund përballë Sllovakisë me rezultatin 2-1, sot në Shën Petërburg, një dështim që kompromenton obektivin e tij për t’u kualifikuar në finalen e Euro2020.

Sllovakia kaloi në avantazh në minutën e 18-të, nga një autogol i portierit të Polonisë, Wojciech Szczesny pas një gjuajtjeje të Robert Mak.

Vetëm 30 sekonda nga fillimi i pjesës së dytë dhe Polonia gjen menjëherë golin e barazimit në sulmin e parë ndaj Sllovakisë. Rybus merr krahun e majtë dhe lëshon në qendër një top, nga ku mesfushori i Torinos, Linetty, gjen devijimin perfekt dhe golin e barazimit 1-1.

Por gjërat vështirësohen për Poloninë në minutën e 62-të, pasi Krychowiak G. ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë ekipin me 10 vetë.

Dhe nga kjo situatë përfiton Sllovakia, që në minutën e 69-të shënon golin e dytë me yllin e Interit, Skriniar.

Polonia është e pafuqishme, Lewandowski i vetëm para e ka tepër të vështirë. Sllovakia mbron rezultatin, madje mund të kishte befasuar edhe me një gol të tretë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.