EURO 2020 – Republika Çeke mund Skocinë 2-0

GLASGOU, 14 qershor /ATSH-DPA/ – Shpresat e Skocisë për Euro 2020 u lanë pezull pasi dy gola të shkëlqyer nga Patrik Schick kanë mundësuar fitoren 2-0 për Republikën Çeke në Glasgou.

Sulmuesi i Bayer Leverkusen zhbllokoi rezultatin e ndeshjes me një goditje të fortë me kokë në minutën e 42-të jashtë vijës së portës, duke befasuar portierin skocez David Marshall.

Ishte një goditje e hidhur për Skocinë, e cila kishte goditur disa momente më parë traun e portës kundërshtare përmes Jack Hendry, por turneu i tyre i parë që nga viti 1998 kërcënon të mbarojë para se të fillojë me të vërtetë.

Patrik Schick shënoi një gol tjetër në minutën e 52-të me një gjuajtje të shkëlqyer nga mesfusha.

Ndeshja tjetër e Skocisë është në Wembley ku do të përballet me Anglinë, e cila hapi ndeshjet e Grupit D me një fitore 1-0 ndaj Kroacisë të dielën.

Çekët qëndrojnë në Glasgou për t’u takuar më pas me nënkampionët e Kupës së Botës në të njëjtën ditë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.