EURO 2020 – Barazim pa gola në ndeshjen Spanjë-Suedi

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ – U mbyll në barazim ndeshja e vlefshme për Grupin E midis Spanjës dhe Suedisë, e zhvilluar sonte në mbrëmje në Estadio de la Cartuja, sipas pamjeve televizive.

E gjykuar nga slloveni Sllavko Vinçiç, ndeshja pati shumë pak çaste emocionuese.

Sot pasdite u zhvillua edhe ndeshja tjetër e këtij grupi mes Polonisë dhe Sllovakisë që përfundoi me fitoren surprizë të sllovakëve 2-1.

Pas këtyre dy ndeshjeve kryeson Sllovakia me tri pikë, e ndjekur nga Spanja dhe Suedia me nga një pikë dhe Polonia me zero pike./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.