COVID-19 – Danimarka heq pothuajse të gjitha rregullat për maskat

KOPENHAGË, 14 qershor /ATSH-ANSA/ – Danimarka hoqi rregullat për mbulesat e detyrueshme të fytyrës me maska në pothuajse të gjitha hapësirat publike.

Qeveria dhe shumica e partive parlamentare kanë vendosur të revokojnë rregullat që kanë qenë në fuqi prej muajsh, me danezët që tani do t’u kërkohet të mbajnë një maskë vetëm në transportin publik.

Maskat do të zhduken plotësisht deri më 1 shtator.

Kufizimet në Danimarkë janë lehtësuar gradualisht që nga pranvera.

Numri i infeksioneve të reja është rritur lehtë.

Në ditët e fundit, incidenca e infeksioneve është ulur përsëri, me vetëm 315 infeksione të regjistruara të dielën, shifra më e ulët që nga shkurti./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.