Bulqizë/ Bashkia nis investimin në ujësjellësin e Krastës, 50 vite nga ndërtimi

TIRANË, 14 qershor /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Bulqizës vijon punën për ndërhyrjen rehabilituese në ujësjellësin e Krastës, që kryhet 50 vite pas ndërtimit.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, i cili u shpreh se po punohet që së shpejti të prezantohet një projekt shumë ambicioz dhe të rëndësishëm, i cili do të ndryshojë rrënjësisht jetën e banorëve të gjithë Martaneshit.

“Në Martanesh, ku kësaj here vijmë me një projekt të rëndësishëm. Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Krastës po vijojnë me ritme shumë të kënaqshme. Pas mëse 50 vitesh nga koha kur ai u ndërtua për herë të parë, Bashkia Bulqizë po ndërhyn në rinovimin e të gjithë infrastrukturës që furnizon me ujë këtë zonë”, shprehet ai.

Sioas tij, falë këtij investimi, shumë shpejt Krasta, Melcu dhe Qarri do të kenë furnizim me ujë 24 orë. Përveç zëvendësimit të tubave, projekti parashikon edhe një linjë të re ujësjellësi Batër Jugore – Krastë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.