BRUKSEL – BE 20 miliardë euro për financimin e planit europian të rimëkëmbjes

BRUKSEL, 15 qershor /ATSH-AFP/ – Brukseli ka arritur të mbledhë 20 miliardë euro në tregjet financiare për të filluar financimin e planit europian të rimëkëmbjes prej rreth 700 miliardë eurosh, i destinuar për të kapërcyer pasojat ekonomike të pandemisë.

“Sot, ne kemi kryer me sukses operacionin e emetimit të obligacioneve për të financuar planin NextGenerationEU”, njoftoi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Komisioni siguroi 20 miliardë euro në tregjet financiare nëpërmjet një obligacioni 10-vjeçar. Ky është operacioni më i madh i këtij lloji, i realizuar ndonjëherë në Europë”, konfirmoi ajo.

Njëzet e shtatë shtetet anëtare të Bashkimit Europian përfunduan në maj procesin e ratifikimit të vendimit që i autorizon të marrin borxh të përbashkët.

Kjo etapë ka mundësuar për Komisionin të nisë operacionin e tij në tregje për të filluar financimin e 672 miliardë eurove subvencione dhe kredi për vendet anëtare, parashikuar në kuadër të “NextGenerationEU”.

“Operacioni ka ngjallur një interes të fortë në një panel të gjerë investitorësh, kërkesa për obligacionet europiane ka qenë shtatë herë më e lartë se oferta duke mundësuar marrjen e një tarife tërheqëse”, theksoi Von der Leyen.

Komisioni do të paguajë të paktën 0,1% të interesave mbi këto obligacioned’intérêts” sur ces obligations, a-t-elle précisé.

Deri në fund të vitit, Brukseli parashikon të emetojë një total prej 100 miliardë euro obligacione./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.