Braçe: Basha çdo katër vite, humb dy herë me PS dhe fiton një herë në PD

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Zv.kryeministri Erion Braçe reagoi sot ndaj zgjedhjes së Lulzim Bashë si kryetar i Partisë Demokratike.

Braçe u shpreh se çdo katër vite, humb dy herë me PS dhe fiton një herë në PD.

“Edhe ky fitoi mandatin e tretë! Mirë e tha ai tani; çdo katër vite, humb dy herë me PS dhe fiton një herë në PD. Fiks aritmetika e këtij!”, u shpreh Braçe në një postim.

Lulzim Basha fitoi mandatin me 81 % të mbështetjes së anëtarësisë që mori pjesë në zgjedhjet e djeshme brenda partisë. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.