Një i vdekur dhe 7 raste të reja me Covid-19

PRISHTINË, 13 qershor/ATSH/- Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas këtij raporti, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.

“Nga 2.117 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 103 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.894. Në total numri i rasteve aktive është 434”, thuhet në njoftim.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.